Tifozët e Man.United me të drejtë ndihen të frikësuar për të ardhmen e Poul Pogba, njëkohësisht edhe të ofenduar pas deklaratave të fundit të mesfushorit francez: “Real Madrid? Është një ëndërr për të gjithë fëmijët, për të gjithë lojtarët, në veçanti me Zidane në stol, por këtu në Manchester ndihem i lumtur me trajnerin e ri. Në këto momente jam i lumtur por të ardhmes nuk i dihet”, u shpreh Pogba gjatë grumbullimit me Kombëtaren.

0 Euro 2020 Qualifier France Press Conference
0 Euro 2020 Qualifier France Press Conference

Mesazhi është i qartë, Real Madrid vijon të jetë një opsion i hapur për Pogba, një dëshirë e vjetër e lojtarit por dhe e presidentit Perez. Pas largimit të Mourinhos, Pogba u shndërrua shumë shpejt në liderin e United, 11 gola në këtë deri më tani, e të mendosh që gjysmën e parë të sezonit më shumë qëndroi në stol.

66f45807fae55ff5fed753af81f69b59
66f45807fae55ff5fed753af81f69b59

Pikërisht në momentin e tij më të mirë lëshoi këtë deklaratë që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e United: “Komentet e Mourinhos mbi Pogban tashmë kanë sens”, shkruan një tifoz ndërsa një tjetër thekson: “Pikërisht tani që Pogba po fillonte të më pëlqente ja tek shkatërron gjithçka”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb