Kitaristi i Green Day, Jason White po lufton me kancerin në bajame. Lajmi është konfirmuar nga anëtarët e grupit “Green Day”. Me anë të një komunikate zyrtare, bendi bëri të ditur se rrokeri po hiqte bajamet kur mjekët zbuluan një formë kanceri, fatmirësisht që mund të mjekohet. “Mjekët e kapën shpejt dhe mendojmë se ai do të shërohet brenda një kohe të shkurtër. Ju lutemi të bashkoheni me ne për ta mbështetur në këtë moment të vështirë”. “Green Day” është formuar në vitin 1987 dhe shumicën e kohës është përbërë nga Billie Joe Armstrong, Mike Dirnt dhe Tre Cool. Kitaristi Jason White u bë një pjesëtar me të drejta të plota në vitin 2012, pasi kishte udhëtuar nëpër me ta për 13 vite.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: