Një kompani britanike mund të ketë gjetur përgjigjen për një nga çështjet rreth veturave elektrike – pritjes për karikim të baterisë.
Sipas mediave të huaja, Nybolt, me bazë në Cambridge, ka zhvilluar një bateri prej 35kWh që ishte karikuar nga 10% to 80% për vetëm rreth pesë minuta, në demonstrimin e saj të parë.
Dhe kjo vlerësohet si shumë më shpejtë se sa 20 minutat që duhen për një karikim të baterive të veturave elektrike.
Çelësi për aftësinë e baterive të tilla thuhet se është për t’u karikuar super shpejt pa një ndikim të madh në jetëgjatësinë e tyre është një dizajn që do të thotë se ato gjenerojnë më pak nxehtësi.
Gjithashtu i bën ato më të sigurta pasi mbinxehja mund të shkaktojë që një bateri litium-jon të përfshihet nga zjarri dhe të shpërthejë.