Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën e tij në parlament tha se PD ka përfunduar në një parti, me një fat dramatik.

Ai iu drejtua Sali Berishës, duke i thënë se në raport me bashkëmoshatarët ka një agjendë të mbushur. Sipas Manjës, opozita flet në parlament si në kohën e gjyqeve publike, kohë e cila ka mbaruar.

Ulsi Manja: Kjo është dramë për PD-në që lindi si vokacion i shqiptarëve që lindi për sundimin e ligjit. Ja ku është katandis. Doktor, bëj stërvitje në mëngjes se je doktor dhe pastaj ke orarin e humorit me miletin. Ha drekë, i fut një gjumë në drekë dhe pasdite del me qytetarin dixhital.

Ke agjendë për të pasur zili. Edhe vetë nuk i beson ato që thotë, se nis e qesh. Nuk i bëj askund avokatinë askujt, por preuzeminin e pafajësisë e kam në ADN. Koha e gjyqeve publike ka mbaruar njëherë e mirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb