Princi Charles do të festojë tani 67-vjetorin në Australi, në një fundjavë, barbeky në plazh, në të njëjtin vend ku një modele i vodhi një puthje në vitin 1979. Por edhe pse fotoja teksa modelja i rrëmbeu puthjen Princit para 35 vitesh u bë e njohur në publik, ajo nuk ka marrë një ftesë për këtë event. Bëhet fjalë për Jane Priest, vajza bukuroshe fotot e së cilës u bënë të njohura pas puthjes me Charles.

Vitet nuk kanë qenë shumë të ashpra me Priest, por as shumë të dashura, pasi ajo ka humbur shumë nga bukuria e 35 viteve më parë. 60-vjecarja u fotografua pranë plazheve në Sidney, teksa blinte kafe për miqtë.
Por edhe pse ka humbur format e dikurshme, Priest gëzon shëndet të plotë dhe ndihet e fuqishme.

Tani ajo nuk flet për puthjen që i rrëmbeu Princit, por një dekadë më parë ka shpejguar se Princi nuk pranoi ta puthë, ajo insistoi.
“Dolëm nga uji gati në të njëjtën kohë dhe kur unë e kapa nga mjekra ai më tha, “Jo, nuk mund të të prek, nuk mund të të puth”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: