Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte sot në zonën e Kombinatit në Tiranës, ku vuri theksin edhe njëherë tjetër për ndryshimin që i duhet Shqipërisë më 11 maj.
“Kjo është një betejë për të vrarë frikën. Sepse shqiptari trembet nga gjithçka, që nga tatimi, nga ankimi në shkollë e kopshte, nga e drejta për t’u mjekuar, po foli nuk i japin legalizimin apo t’i prishin shtëpinë.
Ikën në emigrim nga frika, humbet gjithçka, familjen, shtëpinë, madje edhe kujtimet, edhe varret e të parëve i harron. Janë të ngarkuar të gjithë me frikë.
Nuk llogaritet vetëm me para jeta. Realisht jemi në hall, nuk mund të vazhdojmë në këtë drejtim. Në çdo shtet ka nga ata që dalin besëprerë, por ka shumë dinjitozë dhe ne duhet të gjejmë pikërisht këta.
Kam 1 milion falënderime për të gjithë ju që keni atdhur në shi, prandaj angazhimi duhet të jetë edhe më i madh për të bindur këdo që duhet një ndryshim. Çdo shqiptar i ndershëm duhet të reagojë, të çajmë sistemin.”
(BalkanWeb)