NGA JOZEFINA TOPALLI*

Nuk e di sa eshte numri i femijeve nga Siria qe kerkojne azil ne Europe, por mesova se jane mbi 26 790 femije shqiptare, ne moshen nen 17 vjec qe ne vitin e fundit kane ikur nga Shqiperia dhe kerkojne shpetim ne rruget e botes. ( Eurostat). Ajo qe ne dime jo zyrtarisht eshte se shume klasa po mbyllen se nuk ka me femije, se edhe disa shkolla po mbyllen se femijet kane ikur.

Shkretimi i vendit nga rritja e mjerimit dhe e pasigurise eshte krimi me i madh qe mund t’i behej vendit.

Por nje numer kaq i madh femijesh shqiptare qe enden rrugeve te botes eshte nje klithme per cdo nene, per cdo prind, per shoqerine.

Nje klithme kundra mjerimit kundra mungeses se shpreses e perspektives ne dhene e shtepise tende.
Eshte nje dhimbje e pamate. Eshte nje akuze per nje rregjim te pashpirt qe boshatis vendin jo vetem nga qytetaret e tij, por edhe nga femijet e vegjel.
Kjo eshte nje drame kombetare.
Ky regjim i kalbur nga korrupsioni dhe krimi duhet permbysur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: