Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News24 ka komentuar arrestimet e SPAK dhe raportin mes Ramës dhe Veliajt.
Lubonja theksoi se është e qartë se kemi të bëjmë me punë të mafies. Ai tha se është një fatkeqësi që ai që konsiderohet si brezi i ri, ka një mani akoma më të madhe për të vjedhur. Sipas tij, nëse SPAK do ishte i pavarur, Veliaj jo vetëm do të ishte arrestuar, por do i kontrollohej dhe pasuria.
Fatos Lubonja: Ne nuk dimë shumë gjëra se çfarë ndodhin dhe ndërtojmë hamendje. Ne mendojmë se SPAK po vepron me regji. Falcone thotë se mafia ka një fillim dhe një fund. Unë besoj se këta e dinë se çfarë po bëjnë. Që kjo është punë mafie shtetërore nuk kam dyshim. Sesi vjen fundi i aventurierit nuk dihet asnjëherë. Ne sot duhet ta kuptojmë Veliajn. Ky që është brez tjetër është më i korruptuar se ata që quheshin “enveristë”.
Të shikosh drejtorët janë pak a shumë brezi i Veliaj, të vjen keq që ky brez është më katatrofik. Është si ajo historia që nëna i tha djalit që kaq munda të të lë pas, të lashë mësime të mira dhe djali i tha të më kishe lënë pasuri më mirë. Unë vazhdoj të mendoj se SPAK është nën kontroll. Nëse SPAK do të ishte i pavarur, Veliaj duhet të ishte arrestuar dhe duhej të kontrollohej dhe prona e këtyre.
(Balkanweb)