Alena Kravchenko, është një 33 vjecare nga Ukraina, e cila është një biznesmene e suksesshme dhe nënë e binjakeve Valeria dhe Miroslava.

Alena ka pranuar se sekreti i flokëve të shëndetshme dhe me plotë shkëlqim është se i pastron vetëm një herë në tri javë.

“I dua flokët që më shkëlqejnë dhe më pëlqen të kujdesem për to. Por, më duhet të pranojë se nuk i pastroj shpesh, pasi që produktet e ndryshme mund t’i bëjnë fijet e flokëve edhe më të dobëta. Më pëlqen të jem natyrale dhe vajrat natyralë i mbrojnë më së miri flokët dhe shkëlqimin, ka deklaruar ukrainasja 33-vjeçe.

Alena me emocion kujton thënien e nënës së saj Angela e cila vazhdimisht ia përsërit se floku i gjatë është shumë i rëndësishëm për një femër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb