Në pamje të parë duket se kjo është fotoja e një familjeje normale dhe të lumtur që ka dalë për piknik në fshat, por nuk është kështu. Me sy të lirë shihen prindërit që pozojnë me vajzën e tyre dhe qenin e familjes.

Ai që ka një shqetësim duket se është babai, që sheh poshtë pasi vëren diçka te këmbët.
Shikoni dorën e nënës dhe do të kuptoni arsyen pse bashkëshorti i saj është i shqetësuar.
Pikërisht në atë moment një gjarpër po e sulmon gruan te dora. Fotoja po përhapet me shpejtësi në rrjet dhe origjina e saj për momentin është e paqartë.

Ajo u postua në rrjetin social “Reddit” nga një person që thotë se, është mik i kësaj familjeje. Ky person shkruan se, gjarpri kafshoi dhe qenin që ngordhi menjëherë.

“Për fat të mirë, gruaja u dërgua në spital dhe shpëtoi”,- thotë ai, ndërsa nënvizon se, shpëtoi nga pickimet vajza e vogël që për të mund të ishte fatale.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb