I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh se qëllimi i opozitës së bashkuar lidhjet me zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme sa më parë. Paloka u shpreh se protesta ka patur e do të ketë gjithnjë me këtë qeveri, duke përmendur si më të fundit atë të fermerëve në Lushnje, ndërsa theksoi se 9 pikat e Bundestagut, janë rruga ku duhet ecur, jo vetëm për t’i hapur rrugë negociatave po edhe për të gjetur zgjidhjen për vendin.


“Protesta ka patur e do të ketë, e fundit ishte ajo e fermerëve të Lushnjes, por protestat nuk janë qëllim në vetvete. Qëllimi i opozitës së bashkuar lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme sa më parë. Për këtë nuk kemi nevojë për shpikje të reja, 9 pikat e Bundestagut gjerman, janë rruga ku duhet ecur, jo vetëm për t’i hapur rrugë negociatave po edhe për të gjetur zgjidhjen. Këtu kemi ndërmend të rrimë ne si opozitë, të kërkojmë plotësimin e këtyre 9 kushteve. Rama të tregojë vullnetin, jo si këto 6 vite që ka mashtruar pa fund. Rama ka treguar që nuk ka pikë vullneti për t’i zbatuar, sepse kushtet janë shtuar. Ramës i janë dhënë edhe emrat edhe personazhet që duhen dënuar, po ky nuk do ta bëjë se ky është urdhërues i tyre.” u shpreh Paloka.



“Propaganda është ngritur sikur është vetëm Macron, janë edhe vende të BE që mbështesin kushtet e Bundestagut. Problem është ajo zonja që ishte këtu dhe bënte raporte fallco, i çonte BE-së letra që i përgatiste Rama, ky është problemi i brendshëm që flet Rama.

Azil kërkuesit janë problem i brendshëm, edhe kriminaliteti i Holandës, i brendshëm është por i shkaktuar prej Ramës. Kjo loja që vijon edhe me ca që kanë dalë në pension është kjo me ata që mashtronin këtu. Pjesa tjetër është propagandë e Ramës, për të thënë unë s’kam përgjegjësi.” vijoi ai.

Kur do të zgjidhet kriza ?
Troç fare kjo krizë nuk zgjidhet pa largimin e Ramës. I është afruar mundësia disa herë, i është kërkuar edhe të pranojë ndërmjetësimin e ndërkombëtare, por a nuk e do, nuk i intereson.
Të gjithë liderët e vendeve që na rrethojnë kanë dhënë dorëheqjen. Iku Zaev, edhe pse ishin të vetmit që nuk dështuan se i plotësuan të gjitha kushtet, tha dështova do kërkoj votën e popullit.

I vetmi që nuk njeh moral, nuk ka dinjetet, është Edi Rama, nuk mban përgjegjësi akuzon gjithkënd e hedh përgjegjësinë te të tjerët. Atëherë ka një zgjidhje: Të hapë krahun. Ne njohim vetëm një mënyrë për ta larguar, mënyrë që e njeh edhe demokracia, vota e lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb