Argjentina fitoi edhe sfidën e tretë në grup, atë përballë Perusë, duke u kualifikuar më tej në çerekfinale të Coppa Amerika. Pavarësisht mungesës së Leo Messit në fushën e lojës, Lautaro Martinez i dhuroi suksesin bardh e kaltërve me një dy golësh. Në këtë sfidë ,protagonist ishte edhe futbollisti i Benfikës Angel Di maria, i cili në përfundim të ndeshjes u shpreh për mediat se kjo do të jetë Kupa e Amerikës e fundit që do të luaj, duke paralajmëruar kështu edhe lamtumirën nga futbolli i luajtur.

“Po i shijoj në maksimum këto ndeshje të fundit të miat me fanellën e Argjentinës. Në disa raste bëhem nostalgjik, por në disa raste jam i lumtur. Nuk mund të kthehem më pas, më duhet t’Ju them se kjo do të jetë Kupa e Amerikës e fundit që do të luaj”, theksoi ndër të tjera Di Maria, në stadiumin “Hard Rock” në Miami, aty ku edhe u luajt kjo sfidë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: