Kryeministri italian, Xhuzepe Conte, zbuloi nga Tirana se ka bërë një pakt për të luftuar ekonominë e zezë.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Conte u shpreh se ka marrë masa për t’i shpallur luftë kësaj ekonomike, duke shtuar se nuk do të jetë i kënaqur, derisa kjo luftë të japë rezultate.

“Unë kam bërë një pakt. Ne po bëjmë një punë shumë domethënëse, që do arrijmë të luftojmë ekonominë e zezë. Do jem i kënaqur kur do bëjmë të mundur një rritje të ndjeshme, duke luftuar këtë ekonomi.

Kjo luftë do të jetë e shpallur, prandaj do shoh si do shkojnë masat, që kemi marrë. Deri kur të mos kemi rezultate, nuk do të jem i kënaqur”, deklaroi Conte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb