Si çdo të hënë edhe sot java në Vila24 nisi me astrologen Denisa Shyle e cila e zbuloi se java do të nis me energji pozitive por do të mbyllet me agresivitet, dhunë dhe padrejtësi.
“Java nis me takimin e hënës me jupiterin dhe kjo bën që të nisim javën me energji pozitive por problemi është këndi që ndodh midis diellit dhe plutonit dhe mund të ndikoj për të krijuar probleme serioze ndaj duhet të jemi të kujdesshëm pasi padrejtësitë, dhuna dhe agresiviteti do jenë prezent në shumë shenja këtë javë bazuar dhe te hëna e plotë që ndodhi ditën e enjte”- tha Shyle për News24 duke zbuluar dhe shenjat që janë më të predispozuara ndaj këtyre ndryshimeve.