Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka publikuar një video të Kryeministrit Edi Rama, ku sipas Këlliçit, shihet arrogancë, por përgjigja do të vijë më 11 maj.
Postimi i Belind Këlliçit:
“Shteti i Edi Ramës ka fytyrën e atij vetë!
Fytyrën e bullizimit, të arrogancës me njeriun e thjeshtë, të sharjes, të dhunës dhe të shtypjes.
Por kjo nuk është Shqipëria!!!
Shqipëria është e njerëzve të ndershëm, dinjitozë dhe punëtorë, të cilët do i’a japin përgjigjen më 11 maj.”
(BalkanWeb)