TIRANË

Ish-ministrja e Drejtësisë, Klajda Gjosha shprehet se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” kanë shkaktuar një tërmet të fortë në fushën politike, por edhe në atë të drejtësisë.

Me një shënim në “Facebook, Gjosha thekson se është e papranueshme veprimi që kryen  prokuroria, e cila sipas saj, po përpiqet t’i heqë të drejtën qytetarëve dhe mediave për t’u njohur më të vërtetën.

“Artikulli i Gazetës Gjermane Bild duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë për qeverinë shqiptare dhe mesa duket edhe në rradhët e drejtësisë. Është kriminale sjellja e Prokurorisë, që kërkon t’i heqë të drejtën medias dhe gjithë shoqërisë, për fjalën e lirë!

E dënoj rëndë cdo akt që kërkon të cënoj zbardhjen e të vërtetës, në kohë krize kaq të thellë për vendin, ku nevoja për të bërë drejtësi kalon cdo limit!Por dënoj akoma më shumë, faktin që drejtësia shqiptare merr urdhëra nga partia në pushtet, duke i shërbyer qorrazi një grushti individësh që kanë marrë peng demokracinë në Shqipëri!”-shkruan Gjosha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: