Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re “Muhedin Sherifi”, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Librazhdit.

“Me shkollën e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Librazhdit, që sapo ka hapur dyert me klasa moderne, bibliotekë, palestër duke ofruar kushte bashkohore, për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë këtij viti shkollor janë hapur 25 shkolla të reja.

“Investime si asnjëherë më parë në arsim ku javën e parë të vitit të ri shkollor hapën dyert 25 shkolla të reja.

Shkollat e reja kanë të gjitha kushtet për mësimdhënie me klasa moderne , laboratorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, deri te hapësirat e gjelbra, që u ofrojnë nxënësve tanë mundësi për të mësuar, për të zhvilluar aftësitë digjitale dhe për të eksploruar pasionet e tyre për sportin dhe natyrën.”, shkruan Manastirliu.

Këto shkolla të reja janë të pajisura me klasat më të fundit, laboratorë shkencorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, duke siguruar një mjedis të përshtatshëm për edukim. Këto investime synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e mundësive për një edukim gjithëpërfshirës, duke përgatitur brezin e ri për sfidat e së ardhmes”, shprehet ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb