TIRANË- Kryeministri Edi Rama i quan shfaqje të kukullave, deklaratat e opozitës për problemet në shkolla dhe klasat kolektive.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se klasat kolektive janë një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim, pasi i futën fëmijët në terrin e paditurisë.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë?”, shkruan Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb