Balerina e parë Klaudia Pepa, prej disa javësh po shkëlqen në talent show­n italian “Amici Di Maria De Filippi”, ku me performancat e saj ka bërë paraqitjet më të mira deri tani.
Ajo është zgjedhur edhe si finalistja e parë për të shkuar në netët “Serale”, por kjo gjë është refuzuar nga Klaudia për arsye se do donte të konkuronte përsëri.
“Super e lumtur per unanimitetin e jurise perballe talentit tim dhe qe me zgjodhen te paren per te shkuar ne netet ‘Serale’ Refuzova bluzen sepse e pashe te arsyeshme te kem dhe mendimin e drejtoreve artistik. Mund t’ju duket absurde dhe veprim i nxituar, por te kesh besimin e vlerave per te cilen
kam nje jete qe punoj me vetmohim me shtyu te shkoja ne nje veprim te tille.
Mos u merzisni dashamirsit e mi,se une jam e bindur qe jo vetem do ja dal por do nderoj veten me dinjitetin qe me ka karakterizuar gjithnje! #amici14”­ ka shkruar ajo në rrjetet sociale për të gjithë fansat e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb