ITALI

Në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Venecia, i cili ka nisur në 28 gusht kaluan personazhe të rëndësishëm të botës së televizionit dhe të shumtë ishin ata që shkëlqyen dhe na mahnitën me pamjet e tyre.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ka qenë e pranishme edhe balerina shqiptare Klaudia Pepa. Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi të gjatë dhe të ngushtë pas trupit.

Fustani i stiluar nga Elisabetta Franchi i nxirrte në pah linjat elegante për të cilat ajo ka dalluar gjithmonë. Flokët i kishte mbajtur lëshuar me onde.

Fotot i ka publikuar vetë Klaudia në llogarinë e saj në Instagram dhe komentet nga miqtë, kolegët, por edhe fasnat e saj, kanë vërshuar menjëherë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb