ITALI – Klaudia Pepa është një nga balerinat shqiptare, e cila ka shkëlqyer edhe jashtë vendit. Muajt e fundit bukuroshja shqiptare vazhdon karrierën e saj në Itali.

E njohur për performancat e saj artistike televizive në Itali, por edhe në kompeticione të ndryshme nëpër Evropë, emri i Klaudia Pepës përmendet në radhët e artistëve shqiptarë të kompletuar në tërësi.

Së fundmi balerina e njohur ka qenë e ftuara e nderit në një nga ngjarjet më të rëndësishme të filmit që organizohen çdo vit në Itali.

Klaudia Pepa parakaloi në tapetin e kuq të festivalit të Romës dhe të gjithë fotografët dhe paparacët e pranishëm në event u fokusuan tek ajo. Ajo kishte veshur një fustan me temina gold, taka të larta dhe një look super të kuruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb