Moderatorja Klea Huta ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, fillimisht për pjesmarrjen e saj ne “Kënga Magjike” ku zbuluam një tjetër talent të Kleas si këngëtare, por edhe për faktin se ajo do të luajë në serialin turk “Ertugrul”.

Së fundmi ajo duket se po guxon edhe me pamjen e saj, ku ka vendosur ta ndryshojë atë tërësisht. Në një foto të publikuar prej saj në rrjetet sociale ajo është shfaqur me kurriz në një parukeri, ku duket me flokët e prera shkurt ku komenton “E lodhur nga flokët e gjata, gjatë gjithë kohës” .

Ky vërtetë është një ndryshim drastik, por Klea pa diskutim që do të duket sërish e bukur me këtë pamje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: