TIRANE

“Viktimë” e një lajmi të rremë së fundi ka rënë edhe Klea Huta, e cila ngacmoi miqtë e saj virtualë me një foto me tullumbace, pas së cilës shkroi ‘energji pozitive’.

Menjëherë shpërthyen lajmet dhe dyshimet se moderatorja dhe këngëtarja kishte diçka të re për të rrëfyer, por po e mbante edhe pak kohë ‘mister’. E ftuar në “Rudina” pasditen e sotme, Klea vendosi ta sqaronte një herë e mirë mesazhin e kësaj fotoje, e cila ngriti shumë dyshime.

Klea

Kur hyri në studio, Rudina e ngacmoi moderatoren për kilogramët e tepërt, por Klea tha se gjithçka është vetëm aq. Pasi Rudina e pyeti edhe për të vërtetën pas asaj fotoje, Klea tha se nuk ka pasur fare lidhje me një shtatzëni: “Është një gjë krejtësisht tjetër nga ajo që është komentuar. Duke qenë se jemi imazhe publike, duhet edhe të jemi të kuruar në çdo kohë. Kam bërë ca kërkime dhe kam parë se si duhet të jetë i kuruar imazhi në Instagram… Kaq ishte” – tha Klea me të qeshur.

Pas pyetjes si i ka lexuar të tilla lajme të nxitura nga hiçi, Klea tha: “Më vjen pak keq, sepse kur të ndodhë në të vërtetë, ndoshta nuk do të marrë vëmendjen e duhur. Kur të ndodhë në të vërtetë, do vij ta them këtu…” – e mbylli Klea bisedën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb