TIRANE

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Filimisht ata zgjodhën ta mbanin sekret lidhjen e tyre dhe arritën t`i shpëtonin vëmendjes së medias.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ditën e djeshme këngëtari dhe kompozitori i njohur Elgit Doda festoi 30-vjetorin e lindjes. Sigurisht që e dashura e tij, moderatorja e suksesshme Klea Huta nuk mund të mungonte, madje ishte ajo organizatorja e festës surprizë mes miqsh dhe kolegësh. Bukuroshja e ekranit është siguruar që të organizojë çdo gjë në sinkron për të kapur orën 00:00 të mbrëmjes.

Ata e kanë pritur së bashku 16 dhjetorin dhe Elgiti është shfaqur shumë i emocionuar dhe i surprizuar. Muzikë, dashuri, të qeshura, kjo është panorama që çifti i njohur i ekranit ka ofruar në këtë ditë speciale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb