Ka përfunduar seanca e parë për Klement Balilin tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Avokati i Balilit, Theodori Sollaku ka dorëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për “Eskobarin e Ballkanit”.

Pak më parë u ndërpre seanca për Balilin me pretendimin që ky i fundit ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim,  “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Pas pothuajse tre vitesh në arrati, Klement Balili u dorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: