Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje rreth vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Veliu ka zbuluar edhe dy kushtet që Balili i kishte vendosur autoriteteve. Sipas Veliut, si kusht i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi. Mes të tjerash Veliu tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.
“Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese”, tha Veliu.
“BalkanWeb” mësoi se Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 te kthesa e Shijanit, mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ishte i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Klement Balili pasi u mor në pyetje në ambientet e komisariatit nr.6, ku u bë edhe ekzekutimi i urdhrit të arrestimit, ai iu drejtua Policisë së Tiranës, ndërsa u transportua me makinë policie.
(ed.me/BalkanWeb)
Escobari u dorzua vete dhe ne marrveshje me qeverine , shkoi ne burgun , ndertesen e te cilit e rikonstruktoi vete , ku dhe nuk I mungonte asgje . kur e nuhati qe qeveriamund ta vriste Apo ta ekstradonte ne USA, u arrstis nga burgu dhe u vra pas gati dy vjetesh .
Kontrabandisti i ve kushte qeverise qe te dorezohet ? Kjo ska mdodhur ne asnje vend te botes, as ne vendet me te humbura , kurse ne kete vend te degjeneruar kriminal te ve kushte krye mafiozi shqiptare Balili. Hajde shtet kartoni qe kemi me ne krye Edvin pa”’
Edhe Pablo Eskobarit,origjinal,Presidenti i Kolumbise,nuk i pranoi asnje kerkese,gjate arrestimit.Ky trafikanti yne “special”na vendoska kondita,bile dy te tilla,se ndryshe,nuk pranonte ta arrestonin!!! O ku po shkon ,kjo bote,,,do therriste Salzano i Portokallise.Por tani,edhe Salzano,duhet ta modifikoje (ndryshoje)kete shprehje.Duhet te therrase,:O ku ka shkuar,kjo (ky ) bote (vend)?
Ta kapnin mos ti vinte ky kushtet,