FIER- Në një kohë kur ish-pjesëtari i Kishës Ortodokse në Fier, Foto Cici denonconte një klerik se ky i fundit kishte abuzuar me një të mitur, rast që u bë publik dhe nga gazetari Alfons Zeneli, vjen reagimi nga Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit.

Përmes një deklarate, Mitropolia i ka cilësuar akuzat e Cicit shpifje. Sipas Mitropolisë, dorёzimi nё klerik ёshtё bёrё sipas gjithё rregullave dhe kanoneve tё Kishёs Orthodhokse.

“Nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij Kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё”, thuhet në reagim.
086447a1-14e4-4d9b-8d1b-84f4dd9981ea
REAGIMI
Z. Foti Cici
Deri tani nuk iu jemi pёrgjigjur shpifjeve dhe akuzave tuaja ndaj Klerikut tё Mitropolisё sonё, por duke dashur qё tё qartёsojmё besimtarёt tanё edhe opinionin publik, po tregojmё tё vёrtetёn mbi dorёzimin e Klerikut nё fjalё. Dorёzimi i tij nё klerik ёshtё bёrё sipas gjithё rregullave dhe kanoneve tё Kishёs Orthodhokse. Sё pari, kemi dёshminё e Atit tё tij shpirtёror, i cili nuk ka gjetur asnjё pengesё pёr dorёzimin e tij si klerik. Sё dyti, nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij Kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb