AUSTRALI – Kreriku 50-vjeçar që terrorizoi Australinë nuk është një emër i panjohur për forcat e sigurisë në Sidnej. Man Haron Monis me origjinë nga Irani është akuzuar 10 vjet më parë, nga të paktën 50 femra, për ngacmime seksuale gjatë praktikimit të të ashtuquajtura seanca shpirtërore.

Kleriku që njihej ndryshe me emrin Mohammad Hassan Manteghi është zhvendosur nga Irani në Australi në vitin 1996, ndërsa në vitin 2013 u akuzua për bashkëpunim në vrasjen brutale të ish-bashkëshortes së tij.

Man Haron Monis është akuzuar për kërcënim edhe nga familjet e ushtarëve australianë që janë vrarë gjatë luftës në Afganistan.

“Islami është feja e paqes. Për këtë arsye myslimanët luftojë kundër terrorizmit të SHBA dhe aleatëve të saj si Mbretëria e Bashkuar dhe Australia.”- shkruhet në faqen e klerikut në internet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: