Kandidati për deputet i PD në listën e qarkut të Tiranës, Klevis Balliu ka zhvilluar takim me bizneset në zonën e Astirit ku në fokus të diskutimeve ishte programi qeverisës i PD që prek këtë kategori.

Në rrjetin social facebook, Balliu ka ndarë disa foto nga takimet ku shprehet se “biznesi i vogël po përqafon  programin e Partisë Demokratike ku çmimi i energjisë do të ulet  nga 24 lek në 6 kilovat.

Në çdo biznes ku ka nje xhiro prej 500€ dita do të paguajë 0 taksë përpost faktit që pushtetit lokal do t’i ndalohet me ligj taksimi me mbi 1% e xhiros vjetore”, shkruan Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb