Tensionet e forta për bllokimin e procesit zgjedhor kanë përfshirë edhe Pogradecin. Raportohet se është acaruar situata në KZAZ 67 të këtij qyteti.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, shoqëruar nga militantë të PD dhe LSI, kanë kërkuar të lirohen ambientet e KZAZ dhe të nxirren materialet zgjedhore.

Ka qenë ish-deputeti Balliu, i cili ka debatuar me shefin e komisariatit, duke i kërkuar këtij të fundit të zbatojë ligjin për lirimin e ambienteve të KZAZ, referuar dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas Klevis Balliut, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe askush nuk do të votojë në këtë ditë. Ish-deputeti demokrat ka theksuar se opozita nuk do të lejojë instalimin e diktaturës në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb