TIRANË

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu në një dalje publike për mediat u shpreh se Edi Rama është në ditët e fundit, kurse shton se kryeministri po rrit dozën e vjedhjes e grabitjeve.

Balliu nënvizoi se Rama ka kapur Prokurorinë, e cila lë në “arrest shtëpie” banditët e kriminelët, ndërsa lë në burg protestuesit.

“Edi Rama është në ditët e fundit. Ai ka rritur dozën e vjedhjeve, ka shpenzuar 300 milionë euro, në një kohë që shpenzimet duhet të ishin më pak. Edi Rama ka rritur dhunën ndaj protestuesve. Rama ka kapur Prokurorinë, e cila kërkon “arrest shtëpie” për Avdylajt, kurse për banorët që protestojnë kërkohet ‘arrest me burg’. Sot po luhet fati i Shqipërisë. Nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje moniste si koha e Enver Hoxhës”, tha Balliu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: