Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu me anë të statusi në “Facebook” shprehet se kryeministri Edi Rama po provokon dhunë edhe te Unaza e Re.

Balliu thekson se Rama ka ndërmend të arrestojë njerëz të Unaza e Re me justifikimin e provokimit që e ka organizuar vetë.

Postimi i Klevis Balliut:

Rama po provokon dhunë tek Unaza e Re. Rama ka ndërmend të arrestojë njerëz me justifikimin e provokimit që vetë organizoj një ditë më parë, siç edhe kam paralajmëruar. Momentalisht Unaza është në shtet rrethim nga qindra forca policie.

Futja në këtë mënyrë nuk bën gjë tjetër vetëm se sjell përplasje me pasoja për banorët policinë dhe shtetin. Rama kërkon viktima, gjithçka ndodh është përgjegjësi e Edi Ramës Ky është një akt i turpshëm dhe barbar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb