Kandidati për deputet në Tiranë, Klevis Balliu, ka prezantuar në Astir programin e Partisë Demokratike për 100 ditët e para të qeverisë.

Ai ka garantuar rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro. Po ashtu, do të ofrohet një kartë konsumatori që përfiton kthimin e TVSH-së për produkte bazë, energji dhe ilaçe.

Balliu ka premtuar gjithashtu ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, dhe falje gjobash për qytetarët në nevojë.

Postimi i kandidatit për deputet në Tiranë, Klevis Balliu:

Sot në Astir me qytetarët; 100 ditët e para ndryshim rrënjësor.

📌Në 100 ditët e para Partia Demokratike garanton vendosjen e minimumit jetik 200 euro💶, rritjen e pensioneve me 20%👵👴💰, rroga minimale 500 euro 💶dhe rroga mesatare 500€💶.

🗣️ Çdo qytetar pensionist👵👴 apo në mimin jetik si edhe me rrogë minimale 500€ 💶 do të pajiset me kartën e konsumatorit👥, e cila përfiton kthimin e TVSH që paguan për blerjen e ushqimeve bazë 🛒, energjisë elektrike⚡️, ujit 💧si dhe ilaçeve🚑💊.

✔️Çmimi i energjisë do të jetë 7 lek⚡️, çmimi i naftës do të ulet nga 35% deri në 40% dhe për çdo pensionist👴👵, punonjës me rrogë të ulët👨‍⚖️, nënat kryefamiljare👩🏘️, familjet me ndihmë ekonomike💰, të papunët si dhe biznesi i vogël 🏪do të falet çdo gjobë për energjinë elektrike ⚡️dhe ujin e pishëm💧.

📣 Ne vijmë me një program për zgjidhjen e halleve dhe problemeve që i ka shkaktuar Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb