Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, zhvilloi sot një takim me qytetarët në zonën e Rrugës së Durrësit, ku prezantoi një nga pikat kryesore të programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore: uljen drastike të çmimit të energjisë elektrike.
Balliu deklaroi se kur PD të jetë në pushtet, qeveria e re do të ulë çmimin e energjisë nga 24 lekë në vetëm 6 lekë për kilovat, një masë që synon të lehtësojë barrën ekonomike për familjet shqiptare. Ai u shpreh se ky është një hap konkret drejt rikthimit të vëmendjes së shtetit te interesat e qytetarëve.

“Qytetarët po përqafojnë masivisht programin tonë, sepse ndiejnë në kurriz pasojat e një pushteti të shkëputur nga realiteti. Shqipëria Madhështore ofron zgjidhje reale, jo premtime boshe,” u shpreh Balliu në fjalën e tij. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë lëvizje për ndryshim dhe të kontribuojnë për një qeveri që punon në funksion të tyre.


Postimi i kandidatit të PD-së për qarkun e Tiranës, Klevis Balliu:

Sot te rruga e Durrësit, 📉 ulim çmimin e energjisë elektrike nga 24 lek në 6 lek kilovati⚡️.
👥 Qytetarët po përqafojnë masivisht programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, i cili zgjidh problemet e shkaktuara nga pushteti aktual 💶💰.
📌 Të bashkohemi masivisht për të kthyer vëmendjen e qeverisë 👨⚖️ drejt interesave të qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: