TIRANE

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka formuar trupën gjykuese për 4 çështje në Gjykatën e Lartë.

KLGJ ka caktuar për këto çështje gjyqtarët Sokol Binaj dhe Albana Boksin. Binaj dhe Boksi janë gjyqtarë pranë Apelit të Krimeve të Rënda.

Trupa e gjyqtarëve do të shqyrtojë çështjet e ekstradimeve.

Nga KLGJ shprehen se janë duke bërë përpjekje maksimale për të mbushur vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb