Ilir Rusi do të drejtojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pas përfundimit të mandatit nga Naureda Llagami. Në mbledhjen e sotme, Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, Violanda Theodhori. Kjo e fundit u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile.
“Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.”, thuhet në një njoftim zyrtar të KLGJ.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor.