TIRANE

Ka dështuar edhe sot seanca e rradhës për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e seancës është mosformimi i trupit gjykues , sepse Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk ka komanduar ende një gjyqtar të tretë. Në sallën e gjyqit doli vetëm kryesuesja Saida Dollani dhe anetarja Albana Boksi.


Gjyqtari i tretë është dorëhequr dhe s’ka më asnjë anëtar të Apelit për Krime të Rënda që mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes.  Pritet që KLGJ të caktojë anëtarin e ri nga apelet e tjera.

Gjyqtari Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin.


Më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.


Ndërkohë, Blerim Shullazi  ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre.Lajmi konfirmohet nga avokatët e çështjes.

Mësohet, ndër të tjera se seanca e rradhës do të zhvillohet më date 23 maj.  Gjate procesit 5 gjyqtarë janë dorehequr ndërsa një tjetër gjyqtar është shkarkuar nga Vettingu.

(BalkanWeb)