Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) Suma Chakrabarti, nuk ka dashur të komentojë raportinin e publikuar nga Banka Botërore lidhur me nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Ai u shpreh se nuk mund të komentoj një raport të përpiluar nga një institucion tjetër ku BERZH nuk ka kontribuar.

“Në fakt nuk mund të komentoj një raport të përpiluar nga një institucion tjetër ku ne nuk kemi kontribuar fare, por mund të them që qeverisja është shumë e rëndësishme për çdo shtet dhe unë mendoj se Shqipëria ka arritur shumë progres nën drejtimin e qeverisë Rama. Nëse shihni reformën e gjyqësorit, ajo po bëhet më efikase, më e pavarur, gjë që është shumë e mirë, është qeverisje më e mirë, reforma e administratës publike sërish është diçka e mirë dhe ka më shumë shërbime online. Dhe kjo është diçka e mire sepse ndihmojnë në uljen e korrupsionit.

Nëse shohim punën që ne kemi bërë me Shqipërinë duke nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me zotin Rama para disa vitesh, krijuam një Këshill Investimesh, ndërsa klime e investimeve është përmirësuar, sepse këshilli ka hartuar shumë rekomandime dhe të gjitha janë zbatuar. Mendoj në fakt se Shqipëria me këtë qeveri është në rrugën e duhur për të përmirësuar klimën e investimeve, për të reduktuar korrupsionin dhe për t’u bërë një vend shumë më i mirë për investime të huaja, për investitorët vendas. Mendoj se qeverisja po shkon në drejtimin e duhur.” – u shpreh Chakrabarti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb