Stafi i Klinikës së Fertilitetit Hygeia ka shënuar suksesin e radhës. Muaji Shtator u kurorëzua me një rezultat te jashtëzakonshëm ku, 75% % e çifteve të trajtura me IVF kurorëzuan ëndrrën e tyre dhe tashmë janë në pritje të ëmbël. Drejtori i Klinikes se Fetilitetit Hygeia Sefanos Handakas thotë se suksesi ka kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë.

“Klinika e fertilitetit në spitalin Hygeia ka hapur dyert për herë të parë në vitin 2011 pë pacientet e saj dhe sot e kësaj dite mund të themi me krenari se kemi arritur përqindjen më të lartë të suksesit në rang vendi dhe jo vetëm duke u zgjeruar përtej kufijve. Vetëm në muajin e kaluar Klinika e fertilitetit Hygeia ka shënuar 75 % sukses në ciftet e trajtuara.”

Përkushtimi, profesionalizmi, puna shkencore dhe trajtim i personalizuar për çdo çift, janë gërshetimi fitimtar që bën të mundur që rezultatet e arritura të jenë gjithmonë e më të larta sipas doktor Handakas.

“Celesi i suksesit të klinikës së fertilitetit qëndron në disa faktorë ku përmendim: laboratorët modern të teknologjisë së fundit në fushën e riprodhimit të asistuar që ne disponojmë, ndjekja e pacientit nga ekipi me mjek grek dhe shqiptarë me experiencë mbi 28 vjecare në trajtimet e infertilitetit dhe sigurisht trajtimi që i bëhet pacientetit në klinikën tonë i cili është i gjithi i personalizuar në varësi të diagnozës dhe nevojës së pacientit dhe në fund do përmendja testimin gjenetik përpara inplantimit të embrioneve me anë të metodave PGT. Këto dhe rezultatet shumë të larta janë disa nga arsyet pse pacientët i drejtohen klinikës së fertilitetit në spitalin Hygeia”

Por në cilat raste ciftet drejtohen për konsultë në Klinikën e Fertilitetit Hygeia?

“Problemet kryesore pse pacientët paraqiten në klinikë janë tre. Problemet që lidhen me infertilitetin mashkullor të cilat janë lehtësisht të zgjidhshme nëpërmjet fertilizimit in vitro. Problemet anatomike te femrat të cilat zgjidhen nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale mini invasive dhe problemet që lidhen me cilësinë dhe numrin e vezëve të cilat trajtohen me anë të terapive hormonale sipas protokolleve mjekësor të personalizuara.”

Teknologjia dhe aparaturat bashkëkohore me të cilën është e pajisur kjo Klinikë dhe sidomos Laboratori i Embriologjisë, i cili funksionon konform standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare, duke qenë një nga hallkat kyçe në realizimin me sukses të proçedurave që aplikohen, të ndërthurura ngushtësisht edhe me një staf mjekësh grek dhe shqiptar, të mirënjohur për arritjet e tyre në fushën e infertilitetit dhe eksperiencat në Klinikat më në zë në Europë, kanë bërë të mundur arritjen e sukseseve të deritanishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb