TIRANE- Policia nis procedim penal me dy akuza ndaj këngëtares Ronela Hajati, për xhirimet e klipit të ri të saj. Imazhet e realizimit të klipit të publikuara të shtunën në rrjetet sociale, shkaktuan panik e debate, pasi figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-­it.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, këngëtarja tregon idenë e saj për xhirimin e një klipi me veshje të tilla, i parashikuar prej disa muajsh në axhendën e saj.

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj saj dhe ka referuar materialet në Prokurori për prishje të qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit.

Këngëtarja shprehet e habitur se përse mund të ishte e nevojshme një leje për të kënduar. Madje, ajo thotë se ka xhiruar edhe klipe të tjera në mes të Tiranës, me skena edhe më të frikshme se ajo e të shtunës dhe askush nuk ka reaguar në këtë formë. Ndërsa tregon se ka shkuar vetë në Polici dhe ka sqaruar gjithçka.

Në intervistën për gazetën “Panorama”, këngëtarja Ronela Hajati tregon se në njëfarë mënyre e kishte marrë parasysh që mund të keqkuptohej në këtë mënyrë dhe për këtë arsye kishte zgjedhur si
vend Unazën e Madhe të Tiranës, pasi në fillim ideja e saj ka qenë që xhirimet të kryheshin në rrugët e kryeqytetit.
“Kemi xhiruar një dubël të vetme në aksin rrugor nga Liqeni deri para se të shkohej te TEG­u. Gjë që ka zgjatur më pak se gjysmë ore. Pikërisht për faktin se donim të evitonim këto gjëra. E të mendosh që
ideja ime ka qenë që këtë skenë ta xhironim në mes të qytetit, nëpër rrugët e Tiranës…”, shprehet ajo.

Policia thotë se ka referuar materialet në Prokurori për prishje të qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit. Nuk kishit marrë leje për xhirimin e klipit tuaj?
Nuk kemi prishur qetësinë, duke qenë se nuk ka pasur zhurmë dhe nuk kemi penguar qarkullimin, se kemi ecur normalisht. Në Polici kemi shkuar vetë, pasi kishim mbyllur xhirimet, normalisht për t’u
qartësuar më shumë, duke qenë se situata është keqkuptuar jashtë mase.
Megjithatë, Policia thotë se nuk kishit marrë leje më parë. Ju kishit kërkuar diçka, qoftë edhe formalisht nga Policia për realizimin e xhirimeve?
Leje për të kënduar?! Gjithsesi i kishim 2 numra protokolli. Ka qenë çdo gjë e përgatitur muaj më parë. Xhirimet nuk i shtyja dot më shumë, duke qenë se prishej koha dhe nuk do mund ta realizoja dot.
Veshjet nuk kanë lidhje fare me terroristët, gjë që, kur e dëgjova, fillova të qeshja. Është keqkuptuar çdo gjë dhe më vjen keq vërtet, sepse në fakt nuk doja të merrej vesh që po xhiroja pa e nxjerrë
klipin. Në çdo epokë të botes nuk ka ardhur kurrë armiku duke kërcyer, pa armë, apo lëvizje kërcënuese. S’e kisha dëgjuar kurrë këtë.
Më vjen vërtet keq që kushdo që e ka nxjerrë këtë foto i pari ka krijuar një panik mediatik totalisht të panevojshëm. Kush ka qenë afër dhe mund të ketë bërë foto, ka ndaluar dhe ka parë një staf të tërë
realizues aty. Shqetësimi ka ardhur nga keqinformimi dhe kjo s’është në dorën time.
Sa zgjati e gjithë kjo situatë, pra, për sa kohë afërsisht keni xhiruar?
Kemi xhiruar një dubël të vetme në aksin rrugor nga Liqeni deri para se të shkohej te TEG­u. Gjë që ka zgjatur më pak se gjysmë ore. Pikërisht për faktin se donim të evitonim këto gjëra. E të mendosh që
ideja ime ka qenë që këtë skenë ta xhironim në mes të qytetit, nëpër rrugët e Tiranës… Ka qenë një fantazi e imja, një dëshirë që u limituam sa mundëm dhe prapë e nxorën, e mbi të gjitha e keqinterpretuan.
Meqë thatë se shkuat vetë në Polici, shkuat pasi u publikuan fotot në mediat sociale dhe çfarë ju thanë?
Janë xhiruar në vite pa fund klipe e video në Tiranë. Para 2 vitesh, unë kam realizuar një skenë vrasjeje në mes të “Taivan”­it. M’u duk më shumë si çështje politike që gjetën një viktimë për të nxjerrë mllefet e tyre. Nuk ka lidhje shteti fare me këtë gjë. Gjithkush zbatoi detyrën me përpikëri. Na morën në pyetje të gjithëve, u sqaruam, bëmë një deklarim dhe kur u sqarua gjithçka, çdo njeri e kuptoi që ishte një keqkuptim dhe asgjë më tepër. Në Polici nuk ikëm se s’kishim ç’të bënim. Normalisht që u njoftuam për të shkuar. Mediat e shesin çdo lajm në mënyrën që duan, unë e di këtë. Po pa vërtetuar, s’mund të flasësh. Kjo ishte pikërisht ajo që u bë me ne. Është më se normale të thirreshim në Polici, kur krijohet një panik i tillë, edhe pse do ta quaja keqinformim.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: