TIRANE

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Dritare” në News 24 ka komentuar kryefjalën e ditës, dorëzimin e Klement Balilit para drejtësisë shqiptare. Për Lalën, dorëzimi i tij vjen një moment kur ai kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve, ndërsa shtoi se gruaja e tij së bashku me djalin kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

” Unë mendoj se arrestimi i tij vjen në një moment kur ai kishte arritur të gjitha kërkesat e tij. Duhet ritheksuar jo pa forcë se Policia e Shtetit ka dështuar në disa operacione rradhazi. Sigurish që pajtohem me zonja Kukon që policia ka mënyrën e vet për të arritur gjërat.

Sukses? Nuk mund ta quaj një gjë të tillë. Dua të saktojmë se Klement Balili ishte një zyrtar i lartë dhe u hodh ping pongu sa këtëj andej. Vetëdorëzimi i jep disa benefite para sistemit gjyqësor. Unë mendoj që Klement Balili për shkak të lidhjeve në politikë ka më shumë mundësi për të blerë drejtësinë shqiptare. Ai e ka më të lehtë të rrëzojë drejtësinë shqiptare. Ish-ambasadori Donalt Lu e ka cilësuar si magjistari Ballkanit. Tani Klement Balili kishte krijuar të gjitha kushtet përmes avokatëve. Gruaja dhe djali i tij kanë qëndruar disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Nofkën “Eskobari i Ballkanit” ia vendosën mediat greke sepse në Greqi ishte i përfshirë DEA Amerikane. Klement Balili është i akuzuar vetëm për një një episod atë me drejtësinë shqiptare”, u shpreh Lala.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb