Gazetarja e News 24, Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Log”, në News24, ka deklaruar se listat e dy partive politike PS e PD janë me probleme, në gjykim nga SPAK ose në burg, duke nisur nga 2 kryetarët e opozitës, kreu i PD Sali Berisha dhe presidenti i PL Ilir Meta.

Ndërsa listën e PS e cilësoi skandaloze, me shumë kandidatë si Olta Xhaçka, Klotilda Bushka, Ceno Klosi që kanë dosje në SPAK për çështje korrupsioni.

Klodiana Lala: Listat e PS e PD janë me probleme, Meta i dyshuar për vepra të fajshme penale. Do të ketë tronditje nëse shpallet fajtor Meta, Berisha etj me radhë.

Kemi 2 lider me problematika, ligjërisht mund të jenë të pastër, por kanë dosje penale, moralisht do të ishte më mirë mos të kandidonin.

Lista e PS skandal i vërtetë, kanë disa kandidatë me dosje në SPAK si Olta Xhaçka, Klotilda Bushka, Ceno Klosi, Plarent Ndreca.

SPAK duhet të hetojë paratë e shpenzuar nga partitë politike në fushatën elektorale.

Olta Xhaçka dy herë ministre, nën hetim për shkatërrimin e pronave të ushtrisë, me bashkëshortin investitor strategjik dhe i ofrohet si alternative qytetarëve të Tiranës.

Klotilda Bushka, nën hetim për një vepër që ka tentuar të prekë sistemin e drejtësisë duke intimiduar dëshmitarët për çështjen e kryebashkiakut. SPAK duhet të veprojë në këto raste.

Ceno Klosi, një kampion i shumëpërfolur nga SPAK, po hetohet për 4 vepra të rënda penale si korrupsioni, dyshime për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe të tjera me radhë.

SPAK thotë i kam shtrirë hetimet deri në Britani, ku ai ka jetuar për një pjesë të kohës. Fakti që mund të dalë nesër ndaj tij patjetër që mund ta rëndojnë pozitën penale. Nesër mund të kemi një njeri të veshur me pushtet ndërkohë që është me rekorde.

Plarent Ndreca nje person zyrtarisht nën akuzë. Me asnjërin nuk kam asgjë personale”, tha Lala

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb