Çmimi për “fjalën e lirë”, kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin, këtë vit erdhi në Tiranë. Qendra Evropiane për mbrojtjen e Sinjalizuesve, nderoi m këtë çmim, gazetaren e News24, Klodiana Lala.  Ajo është përzgjedhur nga gazetarët e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore duke u nderuar me çmimin prestigjioz. Mark Worth, drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Sinjalizuesve, e vlerësoi  në emër të organizatës, kontributin  gazetares duke theksuar se puna e saj të jep ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi.

Klodi Cmimi

Mark Worth, drejtori ekzekutiv i Qendrës Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve citon se: “ka pak njerëz që me kontributin e tyre e bëjnë botën më të mirë, një prej tyre është padyshim Klodiana Lala”. Qendra Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve e ka përzgjedhur Klodiana Lalën, si gazetarja më e mirë investigative e Evropës Juglindore, duke sjellë kështu në Shqipëri çmimin për “Fjalën e lire”, për kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin. Është një ndër çmimet më prestigjiozë që ndahen për gazetarinë në vendet e Evropës Juglindore.

Të përpiqesh të thuash të vërtetën, pa bërë kompromise, pa u përlyer e pa u ndikuar politikisht, në një shoqëri si kjo e Shqipërisë, është padyshim një ndër sfidat më të mëdha.  Por nuk është e pamundur. Na e ka treguar Klodiana Lala gazetarja e News24 e cila prej më shumë se 15 vite  punon në terren për zbardhjen e ngjarjeve të krimit dhe lidhjes së tij me politikën në Shqipëri.

Klodi Cmimi 2
Klodi Cmimi 2

Si një ndër gazetaret e spikatura, pa u ndalur nga vështirësitë e pafundme që ndesh në një ditë pune, me sulmet e shpeshta të politikës e krimit, është gjithnjë në terren atje ku janë ngjarjet më të vështira, pa u trembur as nga kërcënimet.

“I kemi parë të gjitha pamjet dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Kjo është arsyeja pse Klodiana ndodhet këtu. E patrembur nga kjo ngjarje, Klodiana raportoi në Janar se një parti politike ka manipuluar zgjedhjet e 2017 në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar duke blerë vota, duke kërcënuar votuesit dhe duke premtuar përfitime të paligjshme. Hetimet e saj për BIRN kanë treguar rreth përgjimeve të zyrtarëve të lartë dhe ish-parlamentarëve se janë përfshirë në blerjen e votave, korrupsion por edhe aktivitete të tjera kriminale. Kjo më jep një ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi, teksa ju prezantoj fituesen e këtij viti për çmim e fjalës së lirë.”

Klodiana është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë vendit, pak muaj më parë u nderua edhe me çmimin “Reporteri i vitit 2018”. Por ajo nuk harron në asnjë rast ta ndajë çmimin e saj me kolegët në terren, me ata që e mbështesin me informacione apo edhe me drejtuesit e medias ku punon, për mbështetjen që ka marrë në punën e saj, për zbardhje të çështjeve të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb