Jurgen Klop, në vigjile të finales së Championsit mes Liverpulit dhe Totenhemit, është i qetë dhe në konferencën për shtyp nuk shpërqëndohet. “Do të jetë një ndeshje plot itensitet. Vështirë të thuash se cili është favoriti. Kemi fituar dy herë ndaj tyre në kampionat me rezultatin 2-1. Do të më pëlqente të bënim atë paraqitje si ndaj Barcelonës. Totenhemi është i fortë dhe ka cilësi. Do të ndikojë disi klima sepse do të jetë vapë. Do të luajmë në stadiumin më të bukur të botës”.

Klop flet dhe për finalet e tij të humbura. “Nga viti i kaluar kam mësuar se edhe një akrobaci nga 18 metra mund të jetë një gol. Në finalet e humbura kam pasur kundërshtarë të ndryshëm dhe situata të ndryshme. Nëse do ta dija arsyen se përse kam humbur gjashtë finale, të gjithë duhet të shqetësohen”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb