Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, në vigjilje të ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës, është fokusuar te mundësitë e skuadrës së tij për të përmbysur humbjen e thellë të pësuar një javë më parë në “Camp Nou”, ku katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0, duke minimizuar thuajse totalisht shanset e “Red”-save për të shkuar në finalen e madhe të Madridit.

“Jo vetëm që duhet të shënojmë, por duhet të ndalim Barcelonën dhe të mos e lejojmë të shënojë. E dimë sesa e vështirë do të jetë, por do ta provojmë me 100% tonë. Rezultati i Barcelonës nuk na ndihmon shumë, që të jem i sinqertë. Atje provuam me të gjitha mënyrat që të shënonim, nuk ia dolëm dhe tani duhet të përballemi me këtë situatë disavantazhi.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb