Në futboll paratë janë gjithnjë e më të rëndësishme, mund të kesh histori, mund të kesh ide por nëse nuk ke para, dy të parat vlejnë pak. Jurgen Klopp ishte arkitekti i suksesit të Liverpool, një trajner karizmatik, i aftë të motivoj lojtarët, tifozët, të gjithë ambientin që e rrethon por për të formuar këtë ekip që arriti i jap The Redasve titullin e 6-të në histori ka investuar jo pak, jo vetëm Klopp, një investim që në vite ka kapur shifrën e 638 milion euro. E përditshmja spanjolle Marca ka analizuar dhe pasqyruar të plotë listën e shpenzimeve të grupit aktual qw Klopp ka nw dispozicion:

ALISSON: 75 milion
Një investim i çmendur por në fund ia vlejti, Alision ishte një nga pikat më të forta të këtij Liverpooli.

MIGNOLET: 10,6 milion
Portieri i dytë, është pjesë e Liverpool që ka viti 2013

VAN DIJK: 85 milion
Afrimi i tij në janar të 2018 nga Southampton dukej një çmenduri por me paraqitjet e tij holandezi konfirmoi se bëhet fjalë për një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

JOE GOMEZ: 5 milion
Ke qenë titullarë për një pjesë të mirë të ndeshjeve në Premier League por më pas u dëmtua. 5 milion është një shumë që e ka justifikuar prej kohësh.

LOVREN: 25,3 milion
Ka qenë titullar i padiskutueshme deri një sezon më parë, këtë vit u aktivizua gjithnjë e më pak.

MATIP: 0
Erdhi me parametra zero nga Schalke04 në 2016, pak nga pak filloi të fitonte besimin e Klopp, këtë sezon është aktivizuar shumë, përfshi edhe finalen e Champions League.

ROBERTSON: 9 milion
Një lojtarë që shumë pak veta besonin, nuk besonin as drejtuesit e Hull City në vitin 2017 duke e lënë të lirë për 9 milion euro, pak nga pak u shndërruar në titullar fiks në krahun e majt.

ALBERTO MORENO: 20 milion
Liverpooli i mori Napolit në vitin 2014 por vuajti shumë konkurresën e Robertson.

ALEXANDER-ARNOLD: nga të rinjtë e ekipit
Një fenomen i vërtetë, titullar fiks, një nga lojtarët me rendimentin më të mirë.

CLYNE: 17,7 milion
Një anësor shumë i mirë por e ka të pamundur ti marr vendin Alexander-Arnold.

FABINHO: 50 milion
Një lojtarë që Klopp e kërkoi me çdo kusht, një futbollist që mund të aktivizohet në çdo pozicion.

KEITA: 60 milion
E kërkonte gjysma e europës kur ishte pjesë e Laipzig, Klopp e bindi. Titullar për pjesën më të madhe të sezonin por në fund pësoi një dëmtim.

WIJNALDUM: 27,5 milion
Erdhi nga Njukasëll në vitin 2016, Klopp ka gjetur gjithnjë një mënyrë për ta aktivizuar duke për të konfirmuar se nuk ishin para të hedhura poshtë.

OXLADE-CHAMBERLAIN: 38 milion
Këtë vit është zhdukur si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju

HENDERSON: 18 milion
Është një kapiten tipik anglez, ashtu si dhe loja e tij. Erdhi te Liverpool në vitin 2011, gëzon respektin e të gjithëve, ka dhënë shpirtin për këtë ekip, jo më kot është kapiten dhe lider.

MILNER: 0
Në vitin 205 i skadoi kontrata me Man.City, Liverpool i besoi

LALLANA: 31 milion
E morën në skuadër në vitin 2014, një talent premtues por për arsye taktike është aktivuar pak këtë sezon.

MANE’: 41 milion
Është një nga yjet e ekipit, vlerësohet shumë nga Klopp dhe nga shokët e ekipit, i pamarkueshëm.

SALAH: 42 milion
Tifozët e Romës nuk i besojnë syve se si drejtuesit e shitën për 42 milion, një nga lojtaët më të mirë në botë në rolin e tij.

SHAQIRI: 14,7 milion
Këtë sezon është aktivuar disa herë si zëvendësues, shpesh duke dhuruar dhe gjëra të bukura.

FIRMINO: 41 milion
Në Premier League ka konfirmuar se është një sulmues shumë i mirë, me një rendiment të adimirueshëm.

STURRIDGE: 15 milion
Për shkak të dëmtimeve nuk ka qenë thuajse asnjë herë një titullar fiks.

ORIGI: 12,5 milion
U transferua në Liverpool për të zëvendësuar Luis Suarez, goli në finale do do të thotë shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: