Gjendja e stadiumit “San Paolo” të Napolit është kthyer në objekt talljeje në Angli dhe më saktë te Liverpuli, kundërshtarët e radhës së “Reds”-ave në Champions. “Shpresojmë që të rregullojnë çdo gjë në kohë. Një dush dhe një vend për t’u ndërruar besoj se takon ta kemi. Unë kam parë vetëm fotot dhe shpresojmë që të mbarojnë punë”.

San Poaolo
San Poaolo

Klop po e monitoron situatën nga Liverpuli. “Kam dëgjuar gjëra të ndryshme, kam parë fotot. Nuk e di, mbase fotot janë të majit të shkuar. Kam besim, besoj tek UEFA dhe shpresoj që t’i kemi gjërat në rregull. Sa kohë është fusha e lojës, të tjerat rregullohen. Ne mund të luajmë, ndonëse nga fotot nuk ngjante aspak një situatë e mirë. Nuk e di nëse janë duke e bërë më të madhe nga çështë, por ne do të shkojmë në Napoli për të luajtur futboll dhe do të pranojmë situatat që do të gjejmë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: