Skuadra e Liverpoolit do të përballët në Ligën e Kampionëve me PSG-n, Napolin dhe Crvena Zvezdan. “Nuk ishte grupi që doja por këto gjëra ndodhin. Ne kemi pasur skuadra të vështira në grup por kjo është Liga e Kampionëve”, ka thënë Klop për liverpoolfc.com.

Gjermani i ka analizuar një nga një skuadrat me të cilat do të përballet.
“PSG është një nga skuadrat më të mira në botë, ata synojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve, kështu që do të kemi dy ndeshje interesante.
Napoli? Ne fituam në ndeshjen parasezonale, por duhet ta pranojmë që këto dy ndeshje do të jenë tërësisht ndryshe”.

Në fund Klop flet edhe për përballjen me Crvena Zvezda, një përballje interesante duke kujtuar që Shaqiri do të luajë në kryeqytetin serb.

“Ata kaluan në presion dhe pres në stadiumin e tyre një situatë shumë të tensionuar”, ka përfunduar Klop.
U kosiderua si një grup jo i lehtë por trajneri i Liverpool, Klop mezi pret të ndeshet me këto skuadra.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb