Një grup pensionistësh janë mbledhur këtë të diel në shenjë proteste kundër reformës territoriale që parashikon bashkimin e bashkive Mat e Klos në një të vetme.
Pensionistët u mblodhën në kufirin aktual ndarës territorial të dy Bashkive Mat e Klos, ku simbolikisht ndaluan qarkullimin e automjeteve pranë Urës së Lusës, duke kërkuar që propozimi i mazhorancës të mos miratohet në parlament, raporton gazetari Enver Doçi.
Ata theksuan se qëndrimi në dy njësi të vetëqeverisjes vendore i shërben më mirë krahinës së Matit. Pensionistët falenderuan edhe News 24 që çdo ditë është në mbështetje duke e transmetuar Live protestën që po zhvillohet prej 4 muajsh në Tiranë.
Pas tubimit, pensionistët u shpërndanë paqësisht, ndërsa protesta u monitorua nga Policia e Shtetit.
