TIRANË- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi merr pjesë sot në Këshillin për Barazinë Gjinore nga ku ka deklaruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj dhunuesve. Klosi tha se sot barazia gjinore është kusht duke përmendur edhe rastet e denoncimeve të bëra për dhunë në familje.

“Ka ikur koha kur barazia gjinore ishte një synim. Sot barazia gjinore është kusht. Janë 1696 denoncime në polici për dhunën në familje. 933 raste që janë ndjekur në vazhdimësi. Zero tolerancë ndaj dhunuesve. Arritje, ngritja e mekanizmit të barazisë gjinore”, tha ministri Klosi. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: